Friday, October 26, 2012

40 gjera per tu thene para se … TE VDISNI

40 gjera per tu thene para se … TE VDISNI

Shkroi Jessica Hagy per Forbes
Perktheu: www.LLOGJIKA.com

Para se te shtriheni ne shtratin e vdekjes, ka disa gjera te cilat nuk mund te rrini pa i permendur. Nuk jane te komplikuara. Nuk jane as poezi.

Jane fraza te shkurtra me shume kuptim.

Shpresoj t’ju bejne te flisni.

40
“Une mendoj”
Jepini kohe vetes te mendoni sepse keshtu, koha qe do te harxhoni duke bere gjera do te ja vleje.

39
“Sot u kenaqa”


Nese mund ta thoni nje here, mund ta thoni prap. Dhe prap. Dhe prap.

38
“Kam besim”


Zoti, nje plan, nje kompani, nje person, nje ide – duhet te besoni ne dicka.

37
“Nuk kam mbaruar”


Vetem ju duhet te vendosni kur eshte koha per te dale ne pension.

36
“Faleminderit qe bête te mundur”


Sepse askush nuk mund t’ia dale vetem. Ne ndizemi dhe shtyhemi dhe kompensohemi nga te tjeret perhere.

35
“Boll me”
Ushqim.Pije. Episodet e “100 vitrinave”. Nje pale kepuce. Pune jashte orarit. Te percaktosh limitet tuaja eshte e rendesishme.

34
“Mund te arrij me shume ne jete”
Sapo e thoni, i jeni afruar shume me teper qellimit.

33
“Me fal”
Por nuk mund thjesht ta thoni. Duhet ta ndieni. Vertet ta ndieni.

32
“Mbijetova”
Momentet e rrezikshme jane pikat kulmore te nje jete qe ja vlen te jetohet.

31
“Je mahnites / e”
Lejoni veten te vareni nga nje person tjeter, dhe do te ndjeheni te forte dhe te dobet njekohesisht.

30
“Me ne fund ne shtepi”
Shtepia eshte pika e fillimit dhe destinacioni final i cdo aventure – dhe ne te gjithe kemi nevoje per nje vend qe ta quajme shtepi.

29
“U mundova te bej me te miren e mundeshme”
Eshte e vertete, ju realizuat dick ate mrekullueshme.

28
Si mund t’ju ndihmoj?”
Sepse ju doni qe njerezit te vijne ne funeral tuaj, por edhe po nuk paten kohe, te pakten do ta ndjejne mungesen tuaj.

27
“Jam me fat”
Ne jemi me fat, ne nje drejtim ku askush tjeter nuk eshte. Tani, cfar mund te beni me kete fat tuajin?

26
“E dua se s’ben”
Kerkoje: thuhet, cfare te mbjellesh do te korresh – nga te tjeret dhe per veten tuaj

25
“Kjo eshte e gabuar”


Nese nuk arrin ta thuash, realizoje ne trurin tend.

24
“Heq dore”
Jo per cdo gje ja vlen te luftohet, dhe nganjehere e zbulojme kete vetem kur jemi ne mes te telasheve.

23
“A nuk eshte kjo vertete e bukur?”
Sa me shpesh te vini re boten e bukur qe ju rrethon, aq me te lumtur do te jini.

22
“Urime”
Thuaje pa xhelozi. Nese ke nevoje, ushtrohu perpara.

21
“O Zot, sa i / e mire qe jam!”
Ju rridhni nga nje rralle e gjate njerezish qe binden te tjeret te benin dashuri me ta. Mbani kete gjithmone ne mendje.

20
“Mund ta mesoj”
Aftesia per te mesuar eshte baza e cdo talenti.

19
“Merre shtruar”
Kerko gjera te vogla sa me shpesh dhe do te zbulosh se eshte me e lehte te besh kerkesa madhore ne te rralle.

18
“Keshtu jam gatuar”
Energjite nervore qe harxhoni duke u shtirur mund te harxhohen me mire pothuajse ne cfaredo gjeje tjeter.

17
“Mu zhduk nga syte”
Eshte gjithmone me e veshtire te te ftojne se te ftosh, por te mbrosh vetveten nga problemet vetiake ja vlen gjithmone.

16
“Kjo eshte vepra ime”
Dili per zot asaj cfare ke krijuar – vetem keshtu prezenca juaj do te ndjehet edhe kur te mos jini me.

15
“Do ta provoj nje here”
Imagjinoni sa pa vlere sikur mos provonit asnjehere.

14
“Me intereson”
Te njohesh vertete dike (apo dicka) do ju ndihmoje me shume per te gjetur vendin tuaj ne kete bote.

13
“E preferuara ime”
Gezojuni gjerave qe ju pelqejne dhe shpalleni me ze te larte.

12
“E kam merituar”
Ju jeni avokati me krenar i zoterimit te gjithckaje keni per sa kohe qe nuk ju eshte falur.

11
“Nuk me rref fare”
Te jesh i afte te besh dallimin midis asaj qe eshte e rendesishme dhe te parendesishmeve eshte nje mjeshteri qe do ju ndrise mendjen dhe skedulin tuaj.

10
“Sekreti yt eshte i sigurt me mua”
Per sa kohe qe ndjehet ne thellesi te shpirtit ja vlen te kesh besim.

9
“Bingo!”
Te jesh i pari qe di dicka eshte nje ndjenje e paperseritshme.

8
“Nisemi!”
Se ku po shkoni shpesh ka me pak rendesi se sa entuziazmi me te cilin ndermerrni udhetimin.

7
“Kam besim tek ty”
Te gjithe kemi nevoje per aleate, dhe sa me shpejt ta kuptojme kete aq me shpejt do te krijojme aleanca.

6
“Nuk di si behet”
Me mire ta pranosh dhe te mesosh sesa te shtiresh dhe te turperosh veten.

5
“Kam frike”
Frika eshte nje pasuri. Mund t’ju shpetoje nga rreziku dhe t’ju mbaje larg nga problemet. Mos injoroni asnjehere sinjalet qe tingellojen ne mendjen tuaj.

4
“Do behet se s’ben”
Kur thuhet me besim, te jep superfuqi.

3
“Mora nje vendim”
Autonomia transformon cfaredo aktiviteti nga nje rutine ne akt jetik.

2
“Te dua”
Te gjithe duam ta themi, dhe te gjithe duam ten a e thojne.

1
“Te kuptoj”
Me e rendesishme se te pasurit te drejte apo te qenit i rendesishem, eshte te jesh vertete i ditur.

Marre nga Forbes i cili gezon te gjitha te drejtat e autorit

No comments:

Post a Comment