Shkroi Meri Dishnica per www.LLOGJIKA.com
Të dashura mike, ju ftoj të
hidhni sytë përreth, në jetët dhe miqësitë tuaja, të vëzhgoni cdo detaj me
kujdesin e vecantë hulumtues, ju siguroj se do të gjeni qoftë edhe një detaj që
do të bëj ndryshimin, një detaj që do të thyejë pritshmëritë tuaja
idealiste...sepse do te gjeni solidaritet dhe josolidaritet, por ju jeni të
trajnuara mjaftueshëm sa të bëni sikur kuptoni dhe s’kuptojni nëse ekziston apo
jo… Sepse femrat e dinë të vërtetën për veten e tyre, dhe cfarëdo që të ishte e
vërteta, asnjë femër s’do të habitej më shumë sesa një burrë. Nuk di nëse ky
quhet solidaritet?!
Ndërsa solidariteti i meshkujve
vërtetohet në çdo situatë, duke filluar që nga situatat banale të jetës së
përditshme, deri në cështje të mëdha politikanësh, kurse femrat duket se e kanë
të vështirë të jenë kaq “easygoing” sikurse meshkujt; rrjetet e tyre janë shumë
më vulnerabël, madje duket se mjafton një mashkull për ti përcarë.
Solidariteti, nuk mund të jetë i
plotë mes femrave…
5 arsye, plus 5 situata te
njohura
1-Gjithmonë do të ketë dicka që
do ti ndajë dy femra, qoftë edhe një arsye minimale apo sipërfaqësore për të
cilën dy meshkuj nuk do të diskutonin kurrë, psh (Të gjithë e dimë që femrat
fiksohen me pamjen e jashtme në mënyrë të habitshme, mjafton kjo arsye për të
manipuluar solidaritetin mes tyre, sepse në të kundërt si do të shpjegohej që
një femër e bukur vihet në “alert” nëse pranë saj do të qëndrojë një tjetër
femër e bukur?!)
2-Solidariteti mes femrave është
aq i brishte, sa edhe edhe një miqësi mes tyre. Thuhet se “Solidariteti mes
femrave ekziston po aq sa edhe nderi mes hajdutëve”, konfesoj se jam habitur pa
masë kur e lexova këtë shprehje, por pastaj dalëngadalë fillova ta besoj, për
më tepër pasi solla në mendje disa histori të dëgjuara “vërdall” psh: Kujtoj sa
e sa herë nëpër tavolina baresh, ne përfundojmë duke dëgjuar meshkuj që shajnë
femra dhe pranë tyre shohim femra të tjera që i mbështesin ata?! (është e
cuditshme të shohësh femrat që shfaqen kaq shumë paragjykuese për njëra
tjetrën, madje mund të jenë edhe më “gojëhidhura” sesa meshkujt mund ta
imagjinojnë të jenë ndonjëherë… a thua se lufta brenda llojit është po aq e
ashper, dhe më vjen në mendje thënia latine e Plautit “lupus est homo homini,
femina feminae lupior…” (“burri ështe ujk për burrin, femra për femrën edhe më
shumë”)
3-Jo pak herë kemi dëgjuar shoqet
tona të thonë se do të parapëlqenin një shef\drejtues mashkull sesa një
shefe\drejtuese femër, duke pretenduar se burrat janë më të sinqertë dhe më të
kuptueshëm…është i qartë fakti se femrat kanë pritshmëri më të mëdha për
meshkujt sesa për njëra tjetrën, madje edhe duke iu referuar vlerave
intelektuale. Për aq kohë sa femrat të mendojnë kështu, nuk mendoj se do të
bëhet fjalë për solidaritetin mes tyre (he pra vajza, kjo është një situatë e
njohur besoj)
4-Nuk ka kufij që një grua nuk
mund të shkelë për të patur vëmendjen e një burri, menjëherë pasi ka konstatuar
që ai burrë vlen dicka për sytë e saj (historia është plot me shembuj të
konflikteve të nisura nga gratë, për gratë (dhe më kujtohet gjyshja kur me aq
lezet thotë “bëj kujdes cupë, se ta merr tjetra burrin’’
Pra, nëse gratë do të ishim kaq
solidare, pse do te na duhej të mësonim kaq shumë gjëra për rivalitetin mes
nesh shoqëruar me mënyrat se si të ruhemi prej tij, apo ndoshta “të transmetosh
këtë lajm” nga femra tek femra, në fund të fund është në vetvete solidaritet?! Por që kur na qenka
solidaritet të paralajmërosh femrat “se femrat e tjera janë të rrezikshme?!
5-Edhe
pse lëvizjet feministe, theksojne fitoret e arritura, rruga mbetet ende e
gjatë. “Beteja” nuk duhet të ndalë kurrë, as kur luftohet për probleme të
qënësishme si diskriminimi i grave, dhe as kur flitet për kufirin e brishtë të
solidaritetit mes femrve, që gjithashtu përbën një fakt mbi të cilin duhet
punuar, po aq sa edhe dikriminimi dhe mospërfshirja e grave. Po të kishte patur
kaq shumë solidaritet mes femrave, do të kishim pozicione të barabarta në
vendimmarrje, nëse femrat do ta kishin mbështetur njëra tjetrën, në parlament
do të kishte një numër më të madh femrash (dhe kjo do të ishte jo për faktin se
atë femër po e mbështet një burrë i fuqishëm, por sepse ajo po mbështetet nga
femra të tjera në parti ) por në fakt është e pamundur sepse në një grup me 4
femra, është e sigurt që dy nuk pëlqehen, imagjino.
Solidariteti i vërtetë, vetëm për
cështje më të mëdha
No comments:
Post a Comment