Keto te shkreta emaile jo vetem qe te lene pa bere punen por
nganjehere te turperojne ne sy te te gjitheve.
Te dish te te manovrosh brenda inbox–it tend eshte
natyrisht thelbesore nese deshiron te mbarosh pune. Por gjithashtu eshte e
nevojshme te evitoni gabime trashanike (dhe fatkeqesisht te zakonshme) ne
menyren e komunikimit me to. Me poshte nje liste me keshilla se si te evitoni gabimet
me te shpeshta qe hasen:
1 – Mos nisni email te ri per nje diskutim ne vazhdim.
Imagjinoni sa email merrni e dergoni ne dite. Nese kini
correspondence me shume njerez, ndodh dhe qe te harrohet ne c’ pike ka ngelur
diskutimi apo edhe perse diskutimi kish filluar se pari. Apo jo? Keshtu qe
eshte nje lehtesi per te gjithe, nese emailet me te njejten tematike vijojne ne
vazhdimesi njeri pas tjetrit. Ne kete menyre do te mund te rifreskohet e gjithe
situate. Vazhdoni pra korrespondencen e te njejtit diskutim ne te njejtin
email. Duke klikuar Reply (Pergjigju) ne vend te New (I ri) vertete do te
dergoni nje email me shume nen-emaile poshte tij, por njekohesisht do te ndihmoni marresin te mos
bjere ne konfuzion.
2 – Perdorni gjithmone email e punes
Na ka ndodhur te gjitheve te hapim njekohesisht email e
punes dhe privation per te komunikuar me persona te ndryshem. Pikerisht ne keto
raste duhet te beni shume kujdes gjate nisjes se email. Nese gabimisht nisni
nje email nga "vajza.simpatike@gmail.com"
me siguri qe do te shkaktoni ngrysjen e vetullave te dikujt, por njekohesisht
email juaj mund te perfundoje direkt ne dosjen Spam dhe marresi mos lexoje
ndoshta njoftime urgjente dhe te rendesishme.
3 – Pergjigjuni gjithmone kur merrni nje email
Kjo eshte me e lehta per tu neglizhuar. Nese deshironi ti
kushtoni vemendje disa njerezve njekohesisht atehere e mira eshte te perdorni
butonin Reply all (Pergjigju te gjitheve). Besoj u kuptuam.
PER TE HAPUR ARTIKULLIN E PLOTE KLIKONI KETU
No comments:
Post a Comment