Thursday, November 15, 2012

Si ta shihni veten permes syve te te tjereve

Nga Jeremy Dean per PsychCentral Perktheu www.LLOGJIKA.com
Ju dhe une mund te flasim, mund te takohemi e ti japim doren njeri tjetrit, mundet edhe te shihemi sy me sy por ne kurre nuk mund ta dime se c’mendon ne ato momente tjetri per ne.
Kjo eshte arsyeja madhore se perse shkenca psikologjike eshte kaq e veshtire dhe gjithashtu kjo eshte arsyeja se perse eshte kaq e veshtire te kuptosh te tjeret. Dhe per rrjedhoje kjo shpjegon edhe faktin se perse ne e kemi kaq te veshtire te kuptojme se si na shohin te tjeret.
Edhe personi me pak narcizist mes nesh vret pak trurin se me c’ sy na shohin te tjeret: mendojne ata se ne jemi terheqes, inteligjente, te besueshem, te lezetshem?
E verteta mund te mos na pelqeje nganjehere, por sidoqofte do ish e mrekullueshme ta denim.
Studimet tregojne se ne perpiqemi per te kuptuar se si na shohin te tjeret duke u nisur nga menyra se si ne shohim veten tone, dhe duke nxjerre konkluzione prej saj. Problemi me kete menyre analizimi eshte se ne nivele te ndryshme ne te gjithe vuajme nga “ndjenja egocentrike”: ne mendojme se jemi ne qende te botes dhe se githcka ka lidhje me ne. Kjo eshte normale – eshte nje pasoje natyrale e faktit se jemi te mbyllur brenda trurit tone.
Problemi vjen me faktin se te tjeret nuk pajtohen me konceptimin tone egocentrik per vetveten. Ata nuk na shohin te filtruar permes besimeve, zakoneve dhe qellimeve tona. Ne te kundert ata na shikojne permes filtrave te perceptimit te tyre personal. Keshtu ne ndodhemi ne veshtiresi per te pare vetveten permes syve te te tjereve.
KLIKO PER TE HAPUR ARTIKULLIN E PLOTE

No comments:

Post a Comment