Saturday, December 1, 2012

Sekretet e “Njerkës”

By Meri Dishnica
per www.LLOGJIKA.com
Të mësuar që të vegjël me përrallat për princesha të bukura, dhe princër të fuqishëm dhe sharmant, jemi mësuar gjithashtu të dimë se diku në “errësirë” ishte dhe një shtrigë e keqe, që vetëm prishte punë, por fati nuk e ndihmonte kurrë dhe ajo kishte çuditërisht gjithmonë një fund tragjik por “të merituar”. Por vallë si do të vazhdonte përralla, nëse ky princ do të vinte me një tufë kalamajsh prapa karrocës së bukur me kuaj të bardhë…?!
Familja e përbërë është një nga grupet sociale në rritje por përsëri dhe përsëri nuk ka asnjë këshillë pozitive për njerkat (gratë e dyta) dhe përballjen e tyre me realitetin delikat që ato i rrethon. Nqs. do të luanim një lojë, të bëjmë asosacion fjalësh; psh. të themi bebe… fjalët që e shoqërojnë janë i lezetshëm, pelena, kujdes i vazhdueshëm. Nqs. themi mama… fjalët që bëjnë asosacion janë e dashur, e bukur, e mirë. Por nqs. themi njerkë ka shumë mundësi që përgjigja të jetë e keqe, shtrigë…?!
Pra, përveç faktit që ky grup social po rritet, mentaliteti nuk ndryshon, sepse njerka do të shihet si “një e huaj e keqe”. Familja e përbërë tashmë është fakt, është një realitet i prekshëm, ne kemi miq, të njohur që janë gjendur në këtë lloj të ri jetese. Në vitet në vazhdim pritet të jenë më shumë familje të përziera dhe të përbëra sesa familje nukleare, janë dhe do te jenë njerkat (gratë e dyta) ato, që do të ndihen më shumë “out” sesa mund të mendohet.
Të jesh një njerkë është ...
KLIKONI KETU PER TE HAPUR ARTIKULLIN E PLOTE 

No comments:

Post a Comment