Saturday, December 8, 2012

Ja si të Zbuloni Gënjeshtarët



Jorida Zaganjori
Redaktoi per www.LLOGJIKA.com

Shpesh dikush ndjen nevojën të gënjejë për diçka. Jeta i rezervon njerëzve situata të vështira me të cilat duhet të përballen me doemos duke gënjyer dikë apo vetveten. Në pjesën më të madhe të situatave të përditshme gënjeshtrat janë të padëmshme, megjithatë të pakëndshme. Duhet shumë vullnet të mos pushtohemi nga ky ves i keq, por mund të ndihmojmë njëri-tjetrin duke e vënë në dijeni palën tjetër sa herë që kuptojmë se nuk po thuhet e vërteta. Nëse dikush po ju tregon diçka, ja disa këshilla për ta kuptuar nëse  është gënjeshtër. Teknikat e mëposhtme që ju tregojnë nëse dikush po gënjen shpesh përdoren nga policia dhe ekspertët e sigurisë. Kjo njohuri është e nevojshme për menaxherët, punonjësit dhe për këdo në situata të përditshme që nuk do të jetë viktimë e mashtrimeve/mashtruesve dhe dinakërive të tjera.

Paralajmërim: Ndonjëherë mosdija është lumturi; pasi të merrni këtë njohuri mund të lëndoheni kur të kuptoni se dikush po ju gënjen.

Gjuha e trupit te gënjeshtrat
1. Shprehja fizike do të jetë e kufizuar dhe e ngurtë, me pak lëvizje krahësh dhe duarsh. Kur dikush që ju flet gënjen, lëvizjet e krahëve, duarve dhe këmbëve janë në drejtim të trupit të tij/saj, pasi gënjeshtarët përpiqen të zënë sa më pak hapësirë.
2. Dikush që po gënjen do të shmangë sa më shumë kontaktin e syve. Njerëzit e njohin të mirën dhe të keqen; edhe kur thonë fjalë të pavërteta, ndërgjegjja i thotë të kundërtën. Kontakti i syve tregon sinqeritet dhe çiltërsi në çdo rast. 
3. Duart do të prekin fytyrën, qafën dhe buzët. Prekja apo kruajtja e hundës, apo prapa veshit është gjithashtu shenjë e zakonshme në këto raste. Nuk ka asnjë gjasë të vërë një dorë të hapur në krahëror/zemër.
KLIKONI KETU PER TE HAPUR ARTIKULLIN E PLOTE

No comments:

Post a Comment