per www.LLOGJIKA.com
Të
mësuar që të vegjël me përrallat për princesha të bukura, dhe princër të
fuqishëm dhe sharmant, jemi mësuar gjithashtu të dimë se diku në “errësirë”
ishte dhe një shtrigë e keqe, që vetëm prishte punë, por fati nuk e ndihmonte
kurrë dhe ajo kishte çuditërisht gjithmonë një fund tragjik por “të merituar”.
Por vallë si do të vazhdonte përralla, nëse ky princ do të vinte me një tufë
kalamajsh prapa karrocës së bukur me kuaj të bardhë…?!
Familja
e përbërë është një nga grupet sociale në rritje por përsëri dhe përsëri nuk ka
asnjë këshillë pozitive për njerkat (gratë e dyta) dhe përballjen e tyre me
realitetin delikat që ato i rrethon. Nqs. do të luanim një lojë, të bëjmë
asosacion fjalësh; psh. të themi bebe… fjalët që e shoqërojnë janë i lezetshëm,
pelena, kujdes i vazhdueshëm. Nqs. themi mama… fjalët që bëjnë asosacion janë e
dashur, e bukur, e mirë. Por nqs. themi njerkë ka shumë mundësi që përgjigja të
jetë e keqe, shtrigë…?!
Pra,
përveç faktit që ky grup social po rritet, mentaliteti nuk ndryshon, sepse
njerka do të shihet si “një e huaj e keqe”. Familja e përbërë tashmë është
fakt, është një realitet i prekshëm, ne kemi miq, të njohur që janë gjendur në
këtë lloj të ri jetese. Në vitet në vazhdim pritet të jenë më shumë familje të
përziera dhe të përbëra sesa familje nukleare, janë dhe do te jenë njerkat
(gratë e dyta) ato, që do të ndihen më shumë “out” sesa mund të mendohet.
Të jesh një njerkë është një rol i vetmuar
Njerkat duhen të përballen jo vetëm me fobinë e të tjerëve për situatën e tyre, por mbi të gjitha ato duhet të “menaxhojne” fobinë e tyre. Nuk ka këshilla të mirëfillta, sepse çdo gjë është kaq specifikisht delikate dhe personale, nuk ka dy raste të njëjtë. Por ajo që duhet të merret parasysh është të mos biesh pré e provokimeve, të mos reagosh në nerva e sipër.
Sepse ndodh të ndihesh totalisht e papërshtatshme me situatën, dhe krejtësisht e pakënaqur me veten dhe zgjedhjet e tua. Në këtë pikë duhet mbështetje totale e partnerit, dhe tendenca për të mos u ngarkuar emocionalisht, por ta shohësh si një proces që kërkon vëmendje të veçantë dhe mjaft mirëkuptim. E rëndësishme është të shmangësh komentet e të tjerëve, që për çudi tentojnë të mërzitin (kunjat).

Shembull:
Blerta “një njerkë”: para se të njihja fëmijët që ishin 8 dhe 14 vjeç jam
përgatitur për më të keqen sepse asgjë në gjithë këtë situatë nuk më drejtonte
mua të përgatitesha për më të mirën. Nëse miqtë më thoshin për vajzën
adoleshente (vë bast që ajo është një zonjë e vërtetë) dhe unë brenda vetes do
doja të ulërija të kundërtën por, më mirë jo, dhe unë heshta.
No comments:
Post a Comment